Zverev ia ul kokën Gjokoviqit, e çon në shtëpi

Tenis

Zverev ia ul kokën Gjokoviqit, e çon në shtëpi

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:05
Zverev ia ul kokën Gjokoviqit, e çon në shtëpi

Danil Medvedev dhe gjermani Aleksandar Zverev do të luajnë finale të turneut Masters, i cili aktualisht po zhvillohet në Torino të Italisë.

Gjermani Zverev arrin deri te fitorja e dytë në përbaljet me Novak Gjokoviqin, pas fitores në gjysmëfinale të turneut në Lojrat Olimpike në Tokio.

Kësaj radhe Zverev mundi Gjokoviqin me 2-1 në sete.

Seti i parë i takoi Zverevit pran rezultatit 7-6, ndërsa në të dytin dominoi tenisti serb, duke e fituar me rezultat 6-4. Në setin vendosës, Zverev ishin më i freskët dhe pas 3 orë luftë, fitoi setin e tretë me 6-3 dhe sfidën e gjysmëfinales me 2-1 në sete.

Përballja finale në mes Medvedevit dhe Zverevit, do të të zhvillohet të dielën (21 nentor) në Torino, në orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat