Bëhet e gjallë tenistja kineze

Tenis

Bëhet e gjallë tenistja kineze

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Bëhet e gjallë tenistja kineze

Tenistja kineze Shuai Peng është gjallë dhe, fatmirësisht, në gjendje të mirë.

Në një lidhje videokonferencë me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtare, Thomas Bach, 36-vjeçarja, nga e cila nuk kishte asnjë lajm që nga 2 nëntori, u shpreh:

“Jam mirë dhe e sigurt, por tani dua respekt për privatësinë time”.

Këto janë fjalët e yllit kinez të tenisit, që qetësuan të pasionuarit e këtij sporti dhe kolegët e saj. Shuai Peng kishte akuzuar ish-zëvendëskryeministrin e Kinës, Zang Ghaoli për abuzim seksual dhe prej atij momenti nuk kishte asnjë informacion për të.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në një njoftim zyrtar siguroi se Shuai Peng është në shtëpinë e tij në Pekin, por do të preferonte që privatësia e tij të respektohej në këtë kohë.

Kjo është arsyeja pse ajo preferon ta kalojë kohën me miqtë dhe familjen për momentin. Ajo vazhdon të merret me tenis, sportin që e do shumë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat