Nadal do të rikthehet në fushë

Tenis

Nadal do të rikthehet në fushë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:07
Nadal do të rikthehet në fushë

Pas 4 muajsh pushim, Rafael Nadal do të rikthehet në fushë këtë muaj, në turneun “show” të Abu Dhabi.

Nje test për tenistin spanjoll që përgatitet për grand slam të Australian Open, që nis në janar. “Objektivi im kryesor është të përgatitem sa më mirë për sezonin e ri. Uroj të jem sa më kompetitiv vitin tjetër”, tha Nadal.

Spanjolli ka fituar 20 grand slam, po aq sa Roger Federer e Novak Djokovic. I pari do të mungojë pasi është ende i dëmtuar, ndërsa i dyti mund të mungojë në Melburn për shkak të mosvaksinimit. Ndaj, Nadal ka shansin të fitojë trofeun nr.21 në një grand slam.

“Nuk ka për të qenë e lehtë për askënd, as për mua që të fitoj e rikthehem në nivelet e dikurshme. Nuk ka për të qenë më si më parë, pasi kam disa muaj pa luajtur dhe nuk jam më një djalë i ri. Konkurrenca është e fortë, por unë kam ende entuziazëm dhe shpresoj të fitoj diçka vitin tjetër”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat