Reagon Nadal: Nuk trajtohem ndryshe…

Tenis

Reagon Nadal: Nuk trajtohem ndryshe…

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:55
Reagon Nadal: Nuk trajtohem ndryshe…

Denis Shapovalov e humbi toruan gjatë disfatës kundër Rafael Nadalit në çerekfinale të Australian Open, duke e akuzuar gjyqtarin për korrupsion.

Nadali tregoi edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open të martën.

Tenisti spanjoll fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3 kundër kanadezit, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt.

Por një çast në veçanti i bëri të gjithë të flasin, pasi Shapovalov u zemërua me vonesat e Nadalit gjatë shërbimit të tij.

Në fillim të setit të dytë, kanadezi u ngop me trajtimin e veçantë që po i bëhej kundërshtarit të tij dhe iu drejtua gjyqtarit Carlos Bernardes: “Jeni duke e shikuar orën goxha gjatë dhe ai ende nuk është gati për të luajtur”.

“Duhet ta ndëshkoni atë”, shtoi ai.

Por Bernardes nuk ia vuri veshin fare Shapovalovit dhe theksoi: “Ai (Nadal) nuk është gati të luajë”.

Tani ka reaguar edhe vet Nadal, që ia ka bërë me dije Shapovalovit se ai trajtohet si krejt të tjerët në çdo turne.

“Unë nuk trajtohem ndryshe, ka një orë të caktuar dhe më thonë orën”, tha Nadal.

“Unë mendoj se e është e vështirë të pranoni humbjen dhe zhgënjeheni”.

“Unë s’do të mbajë inati me të, sepse e di që është një djalë i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat