Kompania e fluturimeve tallet keq me Gjokoviqin

Tenis

Kompania e fluturimeve tallet keq me Gjokoviqin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:58
Kompania e fluturimeve tallet keq me Gjokoviqin

Kompania irlandeze e fluturimeve, Ryanair, është tallur keq me tenistin serb Novak Gjokoviq, i cili tha se nuk është kundërshtar i vaksinës por se do t’i flijonte trofetë e mëdhenj të tenisit nëse do t’i kërkohej të vaksinohej kundër koronavirusit.

Në intervistën e tij të parë që prej se u dëbua nga Australia për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinës, Gjokoviqi e bëri të qartë se nuk do të vaksinohet edhe nëse i duhet ta paguajë çmimin e mungesës në French Open dhe Wimbledon këtë vit.

Gjokoviqi tha të martën për BBC-në se nuk është kundër vaksinës në përgjithësi, por se beson se njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen apo jo.

“Unë nuk jam kundër vaksinës, por do t’i sakrifikoj trofetë nëse më kërkohet ta marrë”, tha Gjokoviqi për BBC-në.

Ryanair e shpërndau në Twitter titullin e lajmit të BBC-së me deklaratën e 34-vjeçarit dhe vendosi të tallej me të.

“Ne nuk jemi agjenci ajrore, por kemi aeroplanë për të fluturuar”, shkroi Ryanair në Twitter.

Postimi i kësaj kompanie e bëri xhiron e botës nëpër këtë rrjet sociale, duke i marrë mbi 150 mijë pëlqime dhe duke u shpërndarë hiç më pak se mbi 17 mijë herë.

I pyetur nga BB-ja nëse do të mungonte në Wimbledon dhe French Open, dy prej katër grand slameve vjetor, serbi u përgjigj:

“Ky është çmimi që jam i gatshëm ta paguaj”.

“Parimet e marrjes së vendimeve për trupin tim janë më të rëndësishme se çdo trofe apo çdo gjë tjetër. Po mundohem ta kuptoj trupin tim sa më shumë që mundem”, tha 34-vjeçari.

Gjokoviqi ishte ndaluar kur kishte mbërritur në Aeroportin e Melbourne në fillim të janarit, para se një betejë ligjore të mbaronte me dëbimin e tij nga vendi në prag të fillimit të grand slamit Australian Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat