Thyhet rekordi për duelin më të vonshëm në histori

Tenis

Thyhet rekordi për duelin më të vonshëm në histori

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:53
Thyhet rekordi për duelin më të vonshëm në histori

Alexander Zverev dhe Jenson Brooksby e thyen rekordin për meçin më të vonshëm profesionist të zhvilluar ndonjëherë, pasi përballja në mes tyre zgjati deri në orën 4:55 të natës në Mexican Open. Meçi kishte filluar në orën 1:30 të natës

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në sportin e tenisit.

Në fakt, Alexander Zverev dhe Jenson Brooksby e kanë shkruar historinë në sportin e tenisit.

Meçi i tenisit në mes tyre ka zgjatur thuajse deri në mëngjes.

Në fakt, i zhvilluar në Acapulco, ky ballafaqim i vlefshëm për ATP Tour, kishte nisur në orën 1:30 të natës.

Ai zgjati gati 3 orë e gjysmë dhe u mbyll saktësisht në orën 4:55 të natës në Mexican Open.

Zverev e mposhti Brooksbyn 2:1 në sete, 3-6 7-6 6-2.

Dyshja e theu rekordin e vendosur paraprakisht nga Lleyton Hewitt e Marcos Baghdatis, të cilët kishin luajtur deri në orën 4.34 të natës.

Setin e parë e fitoi amerikani për 43 minuta dhe njerëzit shpresuan se do ta zinin sadopak kohën e gjumit.

Mirëpo, seti i dytë zgjati gati dy orë, apo 111 minuta.

Brooksby i pati dy match-point, por Zverev e shpëtoi lojën dhe e fitoi setin e dytë.

E seti i tretë dhe kret loja u mbyll në orën 4:55, vetëm dy orë para lindjes së diellit.

Zverev tash do të ketë punë me Peter Gojowczyk, i cili e mundi Brandon Nakashiman, 6-4, 6-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat