Medvedev: Unë jam vetëm pro paqes

Tenis

Medvedev: Unë jam vetëm pro paqes

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:02
Medvedev: Unë jam vetëm pro paqes

Daniil Medvedev është autor i një arritje të madhe në botën e tenisit teksa ka realizuar ëndrrën e tij për të qenë numri një në botë.

26-vjeçari ka parakaluar në këtë klasifikim Novak Gjokoviq duke udhëhequr renditjen, por që rusi nuk e shijon tërësisht këtë sukses duke qenë se vendi i tij është duke u parë me një sy kritik anembanë botës për shkak të luftës që i ka hapur Ukrainës.

Megjithatë, Medvedev i cili është mësuar me mesazhet e paqes që bota e sportit përçon, ka theksuar se është kundër luftës që vendi i tij është duke zhvilluar ndërsa shton se nuk e ka të lehtë të shikoj lajmet në TV.

“Duke qenë një lojtar tenisi unë dua të promovoj paqjen në botë.

Ne luajmë në shumë vende të ndryshme, kam qenë në shumë shtete si lojtar i ri apo edhe si profesionist. Për mua nuk është aspak e lehtë të shoh lajmet, unë jam vetëm pro paqes’, u shpreh Medvedev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat