Tenistja ukrainase nuk dëshiron të përballet me atë ruse, tërhiqet nga turneu WTA Tour

Tenis

Tenistja ukrainase nuk dëshiron të përballet me atë ruse, tërhiqet nga turneu WTA Tour

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:12

Tenistja ukrainase Elina Svitolina ka hequr dorë nga turneu WTA Tour, ndërsa sugjeron që organizatorët e tenisit ta ndjekin rrugën e rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombatër që përfaqësuesit rusë dhe bjellorusë të luajnë vetëm si sportistë neutralë.

Numri 15 në botë është paraparë të përballet me rusen Anastasia Potapova në WTA Tour, i cili po mbahet në Monterrey të Meksikës sot, por konfirmoi mbrëmë se nuk do të paraqitet në këtë turne.

 


Gjysmëfinalista e Wimbledonit dhe e US Open në vitin 2019 i përdori rrjetet sociale për të sqaruar gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.

“Unë besoj se situata aktuale kërkon një pozicion të qartë nga organizatorët tanë: ATP, WTA E ITF. Ne, si sportistë ukrainas, kërkojmë nga ATP, WTA e ITF që ta ndjek rekomandimin e IOC-së që t’i pranojë përfaqësuesit rusë dhe bjellorusë vetëm si sportistë neutralë, pa i shfaqur simbolet shtetërore, ngjyrat, flamurin dhe stemat”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat