Mund ta humbasë primatin në botë vetëm pak ditë pasi e mori atë

Tenis

Mund ta humbasë primatin në botë vetëm pak ditë pasi e mori atë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:28
Mund ta humbasë primatin në botë vetëm pak ditë pasi e mori atë

Daniil Medvedev e arriti kulmin e tenisit të meshkujve kur u bë numër 1 në renditjen botërore ATP të hënën që shkoi.

Mirëpo, ajo që do të duhej të ishte një ditë krenarie për sportin rus, u bë e zezë kur ky vend e sulmoi ushtarakisht Ukrainën.

Medvedev është vetëm tenisti i tretë rus që shkon në krye të renditjes dhe i vetmi lojtar jashtë të quajturës “katërshja e madhe” që përbëhet nga Roger Federer, Rafael Nadal, Novak Djokovic e Andy Murray që e arin këtë në 18 vjetët e fundit.

E tash, me botën e sportit që është bërë bashkë kundër pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, rritja meteorike e Medvedevit në krye të renditjes mund të ketë ndodhur në kohën më të keqe për tenisin.

Të dielën, Federata Ukrainase e Tenisit kërkoi nga trupa qeverisëse e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) që menjëherë t’i heq Rusinë dhe Bjellorusinë nga organizimi i garave dhe që ta përjashtojë Rusinë nga turnetë individuale dhe ekipore.

Në këtë letër, të zbuluar nga Reuters, Federata ukrainase e përshkruan sulmin e Rusisë dhe të Bjellorusisë në Ukrainë në ditët e fundit si të paprecedent, cinik dhe të përgjakshëm.

“Civilët po vdesin, përfshitë këtu gra dhe fëmijë. Infrastruktura civile është duke kolapsuar. Kjo është një luftë që do ta lë vendin tonë me dekada prapa”, shkruan në letër.

“Rusia dhe Bjellorusia nuk kanë të drejt jo vetëm të organizojnë kompeticione në territorin e tyre, por gjithashtu as të marrin pjesë në të gjithë turnetë që do t’i mbajë jashtë tyre ITF-ja”, vazhdon letra.

Me këtë rast, mund t’i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në gara ndërkombëtarë edhe tenistit numër 1 në botë, Daniil Medvedev..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat