Goditet fuqishëm edhe Gjokoviqi, kjo i ndalohet

Tenis

Goditet fuqishëm edhe Gjokoviqi, kjo i ndalohet

Nga: K.G. Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:07
Goditet fuqishëm edhe Gjokoviqi, kjo i ndalohet

Goditet fuqishëm edhe tenisti i padisiplinuar Novak Gjokoviq.

Ai mbetet edhe pa sponsor. Këtë e vajton edhe një medium serb “Kurir”.

“Pikërisht kur gjithçka është qetësuar, një lajm tronditës vjen nga Ishulli.

Kompania Peugeot ka hequr dorë nga sponsorizimi i Novak Djokovic, njoftoi i pari British Express.
Informacioni u konfirmua pak më pas nga Carlo Tavares, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë franceze.

Ashtu është. Nuk do të vazhdojmë bashkëpunimin me Gjokoviqin – ka thënë Tavares, përcjellë El Espanol.
 

Edhe pse nuk thuhet saktësisht, është plotësisht e qartë arsyeja për këtë, pra janë të gjitha ngjarjet rreth vaksinimit, Australisë dhe gjithçka tjetër që nuk ka lidhje me fushën e tenisit.

Ky vendim tani është pak i habitshëm, sepse gjithçka ka filluar të qetësohet dhe Novak me siguri do të marrë pjesë në turnetë që do të vijojnë”, shkruan media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat