“Kam një armë dhe jam gati ta përdor”, thotë ylli ukrainas i tenisit

Tenis

“Kam një armë dhe jam gati ta përdor”, thotë ylli ukrainas i tenisit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:05
Sergiy Stakhovsky

Tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky thotë se është kthyer në vendin e tij për të luftuar kundër pushtimit rus.

Duke folur për Radio 5 Live, ai thotë se nuk ka përvojë luftimi – por dëshiron të “mbrojë atë që është e jona, të mbrojë vendin tonë”, raporton BBC.

“Putini e ka bërë shumë më të lehtë për ukrainasit që t’u bashkohen [rezervistëve ushtarakë] sepse ai ka vendosur që Ukraina nuk ka ekzistuar kurrë,” thotë ai.

“Unë kam një armë dhe jam i përgatitur ta përdor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat