Barty: Më vjen keq për këtë vendim

Tenis

Barty: Më vjen keq për këtë vendim

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:37
Barty: Më vjen keq për këtë vendim

Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, ka konfirmuar se nuk do të luajë në turneun masters të Indian Wells.

Ajo tha se ende nuk e ka marrë veten nga lodhja e pësuar gjatë Australian Open, ku triumfoi para tifozëve të saj, duke u bërë tenistja e parë australiane që fiton grand slam-in e shtëpisë.

“Për fat të keq, trupi im nuk ka ende rikuperuar ashtu si duhet pas Australian Open. ndaj, nuk jam përgatitur ashtu si duhet për këtë turne dhe për atë të Majemit që nis më pas. Nuk dua të luaj dhe të humbas, ndaj mendoj se është më mirë të mos marr pjesë dhe të rikuperoj 100%”, tha Barty.

“Më vjen keq për këtë vendim, pasi i adhuroj këto turne. Gjithsesi, të kujdesem për trupin tim është më e rëndësishme për momentin”, tha Barty, që ka si qëllim të rikuperojë për turnetë e fushave me dhè që nisin në prill në Europë. Objektivi i saj është grand slam i Roland Garros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat