Trajneri tregon si i prishi raportet me Gjokoviqin

Tenis

Trajneri tregon si i prishi raportet me Gjokoviqin

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:32
Trajneri tregon si i prishi raportet me Gjokoviqin

Pas gati 20 vitesh bashkëpunim, Marian Vajda nuk është më trajneri i tenistit serb Novak Gjokoviq.

Ai është njeriu që e rriti ish-numrin 1 në botë, duke qenë pranë Gjokoviq gjatë gjithë karrierës së tij.

Gjithsesi, siç thotë vetë Vajda, muajt e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë shumë e mirë. “Gjërat nuk shkonin mirë që nga korriku i vitit të kaluar. Novak nuk kishte më energji në US Open, pasi shpenzoi shumë në Olimpiadë”, tha Vajda.

Unë isha kundër pjesëmarrjes së tij në Olimpiadë, pasi afatet për të rikuperuar ishin të pakta. Gjithashtu, sforcoja psikologjike dhe fizike ishte e madhe”, shton Marian Vajda.

Në fund, ai shprehet se mosvaksinimi ka ndikuar në këtë marrëdhënie: “Çështja e mosvaksinimit ndikoi që ai të mos luajë në mjaft turne. Gjithsesi, ai është një tenist i fortë dhe ka një staf të mirë pas me Goran Ivanisheviq në krye. Vendosëm në konsensus që të ndalim bashkëpunimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat