Anulon pjesëmarrjen në “Indian Uells”

Tenis

Anulon pjesëmarrjen në “Indian Uells”

Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:27
Anulon pjesëmarrjen në “Indian Uells”

Eshli Barty, tenistja më e mirë në botë, do të mungojë në turnetë në “Indian Uells” dhe “Majami”.

Tenistja australiane, e cila e nisi mirë këtë sezonin, duke triumfuar në Grand Slam-in e parë të këtij sezoni në Melburn, ka konfirmuar se ende nuk është gati për t’u rikthyer në fushë.

“Trupi im nuk është ende gati.

Nuk arrita të përgatitesha siç duhet për ‘Indian Uells’ dhe ‘Majami’.

Nuk jam në nivelin për të luftuar për një rezultat të lartë dhe për këtë arsye vendosa të tërhiqem nga të dy turnetë,” tha mes tjerash Barti. Tenistja australiane duhej të mbronte titullin në Majami dhe pavarësisht se humb dy turne të mëdhenj në SHBA, Eshli Barti, do të ruajë vendin e parë në renditjen “VTA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat