Williams reagon...

Tenis

Williams reagon...

Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:49
Williams reagon...

Tenistja amerikane Serena Williams ka reaguar për gjestin e shëmtuar që tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 3 në botë, bëri javën e kaluar në turneun e Akapulko

. Ai goditi disa herë me raketë karrigen e gjyqtarit të ndeshjes, gjest për të cilin u dënua me gjobë 40 mijë dollarë.

“Është e qartë që në turne ka një standard të dyfishtë dhe mjafton të shoëhsh përreth për ta kuptuar. Nëse do ta kisha kryer unë atë gjest, me shumë gjasa sot do të isha në burg. Dhe nuk bëj shaka kur e them këtë gjë”, u shpreh Serena Williams, fituese e 23 grand slam.

“Vite më parë kam qenë në liri me mbikqyrje, por më mirë të mos e kujtojmë atë situatë”, tha Serena. Në vitin 2009, ajo u dënua me liri në mbikqyrje për dy vjet nga komiteti i Grand Slam dhe mori një gjobë 175 mijë dollarë për “sjellje të rëndë”, kur në gjysmëfinalen e US Open.

Asokohe, Serena Williams kërcënoi një nga gjyqtarët e fushës (të linjës) se “do t’ia fuste topin në grykë” gjatë ndeshjes ndaj Kim Clijsters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat