Goditi karrigen e gjyqtarit, 8 javë pezullim

Tenis

Goditi karrigen e gjyqtarit, 8 javë pezullim

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:52
Goditi karrigen e gjyqtarit, 8 javë pezullim

Tenisti gjerman Alexander Zverev, që në turneun e Akapulko (Meksikë) goditi disa herë me reketë karrigen e gjyqtarit kryesor pas ndeshjes, është pezulluar me 8 javë nga të gjitha aktivitetet.

Gjithsesi, ky dënim, më pas, është bërë me kusht.

Dënimi është lënë pezull për një vit, me kusht që Zverev të sillet mirë deri më 22 shkurt 2023. Në rast se tenisti gjerman, numri 3 në botë, do të kryejë sërish gjeste antisportive, atëherë dënimi hyn menjëherë në fuqi dhe skualifikohet 8 javë.

Pra, një dënim fars, pasi Zverev do të ketë mundësi të luajë këtë javë në turneun Masters të Indian Wells. Pas dënimit me 35 mijë euro që mori në momentin e parë, Zverev është dënuar edhe me 23 mijë euro të tjera, duke humbur edhe pikët e turneut të Akapulko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat