Murray: Nuk e di se çfarë do të bëj gjatë muajve prill - maj

Tenis

Murray: Nuk e di se çfarë do të bëj gjatë muajve prill - maj

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:40
Murray: Nuk e di se çfarë do të bëj gjatë muajve prill - maj

Tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, ka bërë me dije se nuk do të luajë asnjë turne në fushat me dhè. Ai do të rikthehet në fushë në turnetë me fushat me bar, ku ndihet më i fortë dhe sheh se ka më shumë mundësi për të fituar.

“Nuk kam ndërmend të luaj asnjë ndeshje në fushat me dhè. Vitet e fundit e kam bërë këtë gjë dhe gjerat janë përkeqësuar. Vjet doja të luaja dhe bëra gabim, pasi pata probleme fizike dhe nuk arritta të isha në formë në fushat me bar”, tha Murray.

“Bisedova me stafin tim dhe vendosëm të mos luaj asnjë ndeshje në këtë sipërfaqe, përfshi edhe Roland Garros. Nuk dëshiroj të dëmtohem sërish. Madje nuk e di nëse në të ardhmen do të luaj ndonjëherë në fushat me dhè”, u shpreh Murray.

“Nuk e di se çfarë do të bëj gjatë muajve prill-maj, ndoshta do të pushoj e stërvitem më shumë, për të qenë gati për fushat me bar. Shpresoj të përgatitem sa më mirë dhe të jem në formën optimale për Wimbledon”, tha britaniku Andy Murray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat