Befasi në Indian Uells

Tenis

Befasi në Indian Uells

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:28
Befasi në Indian Uells

Vjen befasia e dytë në turneun Masters të Indian Uells, pas eliminimit të Zverevit.

Numri 1 në botë, tenisti rus Daniil Medvedev, është mundur 2-1 në raundin e tretë nga francezi Gael Monfils (4-6, 6-3, 6-1), duke humbur edhe kreun e renditjes botërore.

Medvedev ishte ngjitur në majë vetëm 3 javë më parë, por tashmë do të zbresë sërish i dyti, duke bërë rokadë me serbin Novak Gjokoviç, që rikthehet numri 1 pa luajtur (zyrtarisht më 22 mars).

Një ndeshje e dobët e tenistit rus, që edhe pse e nisi mire, më vonë loja e tij ishte me gabime.

Medvedev do të humbasë 250 pikë nga ky eliminim, pikë të fituara një vit më parë në Marsejë, që nuk i mbron dot pasi nuk luan aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat