Tenistja qan në fushë gjatë ndeshjes

Tenis

Tenistja qan në fushë gjatë ndeshjes

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:58
Tenistja qan në fushë gjatë ndeshjes

Tenistja bjelloruse Viktoria Azarenka, ish-numri 1 në botë për femra, po kalon një moment të vështirë si pasojë e luftës në Ukrainë. Gjatë ndeshjes së turit të tretë në turneun Masters të “Indian Uells”, ajo ka shpërthyer në të qara, në mesin e setit të dytë, teksa ishte duke kryer shërbimin.

Azarenka luan në këtë turne si teniste neutrale, pa flamurin e vendit të saj.

Në takimin ndaj kazakes Elena Ribakina (kjo e fundit fitoi 2-0, 6-3, 6-4), Azarenka ka nisur të qajë në fushë për disa minuta në shifrat 2-2. Gjyqtarja e ndeshjes zbriti nga karrigia për t’i shkruar në ndihmë tenistes.

“Ke nevojë për ndihmë”, i tha gjyqtarja, duke qëndruar pranë bjelloruses, që mori edhe duartrokitjet e tifozëve.

Azarenka u përkul mbi raketën e tenisit dhe qante, deri sa mori veten dhe rinisi ndeshjen. Pak orë më vonë, Azarenka mbylli të gjitha faqet e saj në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat