Nadal në një tjetër provë madhështie

Tenis

Nadal në një tjetër provë madhështie

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:42
Nadal në një tjetër provë madhështie

Pas Australian Open, Rafael Nadal kërkon të përvetësoj një tjetër trofe. Këtë herë bëhet fjalë për Indian Wells teksa tenisti 35-vjeçar ia ka dalë të mbërrijë në finalen e turneut amerikan pas sfidës me Carlos Alcarez.

Në një sfidë e cila zgjati më shumë se tre orë, Nadal mposhti me rezultatin 2-1, bashkëkombasin e tij. 18-vjeçari e humbi setin e parë me shifrat 6-4, megjithatë në të dytin që u karakterizua edhe nga një erë e fortë dhe që pati ndikimin e saj në lojë, reagoi dhe ia doli t’i kundërpërgjigjej Nadal me të njëjtën monedhë.

Gjithsesi, në setin final, Nadal me eksperiencën e tij e menaxhoi më së miri lojën dhe në fund e mposhti Alcarez 6-3, për të prekur finalen aty ku e pret tenisti vendas, Taylor Fritz. Ky vit në sportin e tenisit ka nisur nën shenjën e Nadal i cili fitoi për të 20-tën ndeshje radhazi, ndërsa pas Australian Open dhe Mexican Open, do të kërkojë edhe turneun e Indian Wells, pjesë e Masters 1000.

Përgjatë karrierës së tij, Nadal ka triumfuar tre herë në Indian Wells teksa për herë të parë e fitoi në vitin 2007 përballë Novak Djokovic ndërsa festa e fundit e spanjollit në tokën amerikane ka qenë në vitin 2013 kur mposhtte 2-1 argjentinasin Juan Martin Del Potro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat