​Nis gjykimi i Boris Becker, rrezikon deri në shtatë vjet burg

Tenis

​Nis gjykimi i Boris Becker, rrezikon deri në shtatë vjet burg

Më: 21 mars 2022 Në ora: 23:25
Boris Becker

Sot në Londër ka nisur procesi gjyqësor ndaj tenistit legjendar gjerman Boris Becker për shkak të mashtrimit në falimentimin personal.

Në më shumë se 20 pika të aktakuzës, gjyqësori britanik e akuzon Becker për përpjekje për të fshehur para dhe sende të tjera me vlerë, duke përfshirë trofe tenisi, në procedurat e falimentimit dhe për fshehjen e posedimit të pasurive të paluajtshme.

Ai dyshohet se i ka dorëzuar para dhe sende të tjera ish-gruas së tij Barbara dhe vajzës, dhe ka fshehur posedimin e pronës. Ai dyshohet se ka fshehur aksionet e njërës prej kompanive.

Tri herë fituesi i Wimbledon-it hodhi poshtë të gjitha akuzat. Në seancën e parë ai u deklarua i pafajshëm. 

Vendimi do të bëhet i ditur pas tre javësh dhe teorikisht, Becker rrezikon deri në shtatë vjet burg në Britaninë e Madhe.

“Jam person pozitiv dhe besoj gjithmonë në të mirën. Unë gjithashtu besoj në drejtësinë britanike”, tha Becker për Bild am Sonntag, duke shtuar se ai do të përpiqet të provojë pafajësinë e tij.

Në vitin 2002, një gjykatë në Munih e dënoi Beckerin me dy vjet burgim me kusht dhe një gjobë prej 300.000 eurosh për evazion fiskal prej rreth 1.7 milionë euro. Becker deklaroi falimentimin pesë vjet më parë dhe në kohën e falimentimit, borxhet e tij vlerësoheshin deri në 50 milionë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat