Nadal probleme me frymëmarrjen pas finales

Tenis

Nadal probleme me frymëmarrjen pas finales

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:32
Nadal probleme me frymëmarrjen pas finales

Humbja e parë sezonale e tenistit spanjoll Rafael Nadal, në finalen e turneut Masters të Indian Wells, ka lënë pasoja te fituesi i 21 grand slam. Ai ka patur një dëmtim, që nuk e lejoi të jepte më të mirën në fushë. Nadal ka konfirmuar se nuk do të luajë në Masters të Majemi që nis sot, duke u përgatitur për sfidat e fushave me dhè, sipërfaqja e tij e preferuar.

Pas mbërritjes në Spanjë, Nadal tha: “Kisha një dhimbje të madhe edhe gjatë ceremonisë.

Mezi merrja frymë dhe duhet të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë. Kur marr frymë dhe kur lëviz ndjej një dhimbje të fortë, sikur të kisha një gjëlpërë gjatë gjithë kohës në trup. Një dhimbje që me limiton, pasi përfshin edhe frymëmarrjen e vështirë”.

“Jam paksa i shqetësuar, pasi nuk arrita të luaj në finale në atë nivel që unë dëshiroja.

Por shoh përpara dhe dua të kuptoj se sa shpejt do të rikuperoj. Këto dy muaj kanë qenë fantastikë për mua, pasi përjetova momente speciale dhe fitova mjaft trofe. Tani nis një tjetër fazë delikate, ndeshjet në fushat me dhè, por të shohim se si do të shkojë rikuperimi”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat