Lajmërim i bujshëm i Bartyt

Tenis

Lajmërim i bujshëm i Bartyt

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:22
Lajmërim i bujshëm i Ash Bartyt

“Jam kaq e lumtur, jam gati! E di që në zemrën time, për mua si person, kjo është zgjedhja e duhur”.

Lajmërim i bujshëm i Ash Bartyt, numri 1 në botë i tenisit femëror.

Në moshën 25-vjeçare tërhiqet, më pak se dy muaj nga triumfi në “Australian Open”, në atdheun e saj.

Me zërin që nuk i fshihte emocionet, Barty bëri të ditur vendimin nëpërmjet një videoje prej 6 minutash të publikuar në Instagram.

“Është koha për të ndjekur të tjera ëndrra. Nuk do të ndal së dashuruari kurrë tenisin.

Do të jetë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës sime, por tani mendoj se është e rëndësishme të shijoj fazën e ardhshme të jetës, si njeri, jo si sportiste".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat