Federer i motivuar

Tenis

Federer i motivuar

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:04
Federer i motivuar

Roger Federer nuk heq dorë nga rikthimi në fushë edhe pse ai do të jetë i avashtë dhe pas shumë muajsh pushim. Tenisti zvivceran nuk luan që prej grand slam të Wimbledon të vitit të kaluar dhe pritet që rikthimi në fushë të vijë në fund të kësaj vere. Gjithsesi, fitues i 20 grand slam është optimist për të ardhmen, pavarësisht moshës.

“Në mars të vitit të kaluar rikthesha në fushë pas shumë muajsh pushim, ku luftova me dëmtimet e mia. Ai ishte një moment i rëndësishëm për mua dhe karrierën time, pasi më motivoi për të ardhmen.

Kjo gjë po ndodh edhe tani, jam i motivuar për t’u rikthyer në fushë, madje për të qenë kompetitiv”, u shpreh Federer për mediat zvicerane.

“Fansat e mi më mbështesin kudo dhe kjo është e rëndësishme për mua. Turnetë ku luajta vjet më bënë të kuptoj se karriera ime nuk është ende drejt fundit. Progreset që bëj më forcojnë çdo ditë e më shumë dhe e di se një ditë do të jem mjaftueshëm i fortë për të luajtur në nivele të larta”, tha Federer, aktualisht numri 27 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat