Svitolina: Duhet të pauzojë, gjatë kohë jam duke u munduar

Tenis

Svitolina: Duhet të pauzojë, gjatë kohë jam duke u munduar

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:00
Svitolina: Duhet të pauzojë, gjatë kohë jam duke u munduar

Tenistja ukrainase Elina Svitolina, ish-numri 3 në botë, aktualisht në vendin e 20-të, ka deklaruar se për një periudhë të pacaktuar nuk do të luajë më asnjë ndeshje.

“Dy muajt e fundit kanë qenë tmerrësisht të vështirë për mua, mendërisht dhe fizikisht. Për shumë kohë pata probleme në shpinë dhe dhimbja nuk më ka dhënë mundësi të përgatitem si duhet.

Në të njëjtën kohë, të shohësh atë që ndodh në vendin tim, se sa kurajo ka populli i Ukrainës në përballimin e kësaj lufte është e dhimbshme shpirtërisht.

Është pikërisht dhimbja e popullit tim që më ka dhënë kurajo për të luajtur edhe pse e dëmtuar. Gjithsesi, tani trupi im nuk duron dot më asnjë minutë në fushë, pasi jam e lodhur, e shkatërruar. Shpresoj që të shëqrohen plagët e mia dhe të vendit tim për t’u rikthyer sa më shpejt”, tha mes tjerash Svitolina.

27-vjeçarja Svitolina kishte një sezon të mrekullueshëm vitin e kaluar dhe suksesin më të madh e arriti në Lojërat Olimpike në Tokio, ku fitoi medaljen e bronzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat