Reagim skandaloz

Tenis

Reagim skandaloz

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:59
Reagim skandaloz

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në një turne të tenisit për të rinjtë në Gana. Një nga talentët më premtues të tenisit francez, 15-vjeçari Michael Kouame goditi me shuplakë tentistin nga Gana, Raphael Nii Ankra.

Ky i fundit e mposhti francezin me rezultatin 2-1 (6-2, 6-7, 7-6), teksa Kouame nuk mundi t’i ruante nervat dhe në momentin kur duhej t’i jepte dorën kundërshtarit, hodhi në tokë rraketën dhe e goditi në fytyrë.

Ganezi u shtang nga veprimi i Kouame, ndërsa në vazhdim rrezikoi të niste edhe një sherr mes familjarëve e miqve të tenistit që mori goditjen, pasi ata tentuan të sulmonin francezin.

Megjithatë, sigurimi ndërhyri në kohë për të shmangur një konflikt më të madh.

Sakaq, pritet që për Kouame të ketë një dënim të ashpër. Ky episod i shëmtuar, është kthyer në viral në rrjetet sociale teksa po e krahasojnë me shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock në ndarjen e çmimeve Oscar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat