Tërhiqet nga turneu

Tenis

Tërhiqet nga turneu

Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:09
Tërhiqet nga turneu

Pasi mungoi në turneun Masters të Montekarlo, eventi i parë i madh i fushave me dhè që po zhvillohet aktualisht, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka konfirmuar se do të mungojë edhe në turneun e Barcelonës.

Ky ëshë një nga turnetë e tij të preferuar, të cilin spanjolli e ka fituar 12 herë në karrierën e tij (është kampion në fuqi).

Lajmin e konfirmuan anëtarët e stafit të Nadal, që për “Reuters” thanë:

“Për fat të keq, Rafa do të mungojë në turneune  Barcelonës. Ende nuk e dimë se kur do të rikthehet në fushë dhe se cili do të jetë turneu i parë në fushat me dhè”. Turneu i Barcelonës do të nisë javën e ardhshme.

Nadal nuk luan që nga finalja e turneut të Indian Wells (humbi në finale), ndërkohë që ishte dëmtuar në gjysmëfinale. Muaji prill do të jetë sërish pushim për tenistin spanjoll, që do të përpiqet të luajë në një nga turnetë e mëdhenj të mbetur, në Madrid ose në Masters të Romës. Ndërkohë që, grand slam i Roland Garros do të zhvillohet në Paris më 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat