Cicipas: Nuk ekziston “treshja e madhe”

Tenis

Cicipas: Nuk ekziston “treshja e madhe”

Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:17
Cicipas: Nuk ekziston “treshja e madhe”

Stefanos Cicipas, fituesi i turneut Masters të Montekarlos dhe aktualisht numri 5 në botë, beson se termi “big three”, që i është përshtatur tri tenistëve Roger Federer (20 grand slam), Rafael Nadal (21 grand slam) e Novak Gjokoviq (20 grand slam), nuk ekziston më.

“Krahasuar me të shkuarën, ky term nuk është më i pranishëm sot. Ata nuk janë më në tri vendet e para të renditjes, ndaj nuk ka më vlerë të flasësh për të ata të tre.

Të jem i sinqertë, Nadal e Gjokoviç janë ende kompetitivë në fushë, ndërsa Federeri nuk luan prej shumë kohësh”, tha mes tjerash Cicipas.

Greku shpreson që në sipërfaqet e fushave me dhè, siç dhe ishte turneu i Montekarlos, ai të bëjë një paraqitje të mirë dhe të afrohet me kreun.

“Nuk e di nëse ky do të jetë momenti im, pasi më duhet të testoj veten edhe në disa turne të tjerë”, u shpreh Cicipas, që ka rreth 2.500 pikë më pak në renditje nga kreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat