ATP kritikon ndalimin e Wimbledonit për rusët dhe bjellorusët

Tenis

ATP kritikon ndalimin e Wimbledonit për rusët dhe bjellorusët

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:20
Numri dy i botës për meshkuj, Daniil Medvedev, nga Rusia

Më herët, ju thamë se BBC kishte mësuar se tenistët rusë dhe bjellorusë do të përjashtoheshin nga kampionati i këtij viti në Wimbledon.

Organizatorët tani kanë konfirmuar publikisht masën, duke thënë se qëllimi i tyre ishte "të kufizonin ndikimin global të Rusisë me mjetet më të forta të mundshme".

Lojtarët nga Bjellorusia përballen me të njëjtin sanksion pasi vendi i tyre u përdor nga Rusia si një shtyllë për pushtimin.

ATP, e cila drejton turnetë e meshkujve, e cilësoi lëvizjen "të padrejtë" dhe diskriminuese.

Kremlini gjithashtu kritikoi ndalimin. Numri dy i botës për meshkuj, Daniil Medvedev nga Rusia dhe numri katër i botës për femra, Aryna Sabalenka nga Bjellorusia janë lojtarët e renditur më të lartë që preken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat