Rusët që denoncojnë pushtimin duhet të luajnë në Wimbledon

Tenis

Rusët që denoncojnë pushtimin duhet të luajnë në Wimbledon

Nga: V.N Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:57
Elina Svitolina

Larg nga Mariupoli, tenistja ukrainase Elina Svitolina ka thënë se lojtarët rusë dhe bjellorusë që flasin kundër pushtimit rus të Ukrainës duhet të lejohen të garojnë në Wimbledon.

Të mërkurën, All England Lawn Tennis Club i ndaloi lojtarët nga të dy vendet të konkurronin në turneun e këtij viti për rolin e tyre në luftë.

Organet drejtuese ATP dhe WTA e përshkruan vendimin si "të padrejtë".

"Ne nuk duam që ato të ndalohen plotësisht," tha Svitolina për BBC Radio 5 Live Breakfast.

"Nëse lojtarët nuk flasin kundër qeverisë ruse, atëherë është gjëja e duhur t'i ndalojmë ata. Ne vetëm duam që ata të flasin, nëse janë me ne dhe me pjesën tjetër të botës ose me qeverinë ruse”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat