Mësohet se kur Federeri do të kthehet

Tenis

Mësohet se kur Federeri do të kthehet

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:08
Mësohet se kur Federeri do të kthehet

Roger Federeri planifikon që të kthehet në tenis në muajin tetor.

Nga Zvicra vjen lajmi se kampioni i madh planifikon të rikthehet në turneun e Bazelit.

-Veterani ende nuk ka në plan të tërhiqet nga tenisi.

Pas një dëmtimi në gju që e pengoi për një kohë të gjatë të garojë, ai do të rikthehet në turne, të cilin e fitoi plot 10 herë.

Para paraqitjes në këtë turne, 40-vjeçari pritet të luajë në “Laver Cup”. Kujtojmë se sfida e fundit e Federerit është nga turneu i Uimbëldonit, të vitit të kaluar, ku pësoi disfatë nga Hubert Hurkaç në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat