Ish - sportisti i famshëm dënohet më 2.5 vite burg

Tenis

Ish - sportisti i famshëm dënohet më 2.5 vite burg

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:35
Ish - sportisti i famshëm dënohet më 2.5 vite burg

Boris Becker është dënuar me 2.5 vite burg për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave. Ish-kampioni i njohur i tenisit u shpall fajtor nga Gjykata e Southwark Crown në ditët e para të këtij muaji për katër nga 24 krimet për të cilat ai u akuzua në gjyqin e falimentimit të vitit 2017.

Becker dyshohet se ka fshehur miliona paund nga kreditorët për të mbuluar borxhet e akumuluara. Sot, Gjykata e Londrës vendosi ta dënojë 54-vjeçarin me 2 vite e gjysmë burg për fshehje të pasurisë për të mos paguar taksa.

Në mashtrimin e tij përfshihen edhe dy trofetë që fitoi në Wimbledon, për të shmangur pagesën e borxheve: rreth 60 milionë euro. Falimentimi i Becker rezultoi nga një hua prej 4.6 milionë euro nga një bankë private në 2013, si dhe rreth 1.6 milionë dollarë hua nga një biznesmen britanik, sipas dëshmisë së gjyqit.

Avokati i tij deklaroi: “Këto procese i kanë shkatërruar karrierën dhe i kanë dhënë fund çdo perspektive. Reputacioni i tij është shkatërruar dhe ai do të duhet të mbështetet tek të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat