Nadal në Madrid pas dy muajsh pushim

Tenis

Nadal në Madrid pas dy muajsh pushim

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:32
Nadal në Madrid pas dy muajsh pushim

Pas gati dy muajsh pushim për shkak të një problemi fizik që pësoi në turneun Masters të Indian Wells, tenisti spanjoll Rafael Nadal i është rikthyer fushës.

Fituesi i 21 grand slam do të jetë ditën e hënë në fushë në turneun Masters të Madridit, i pari për spanjollin në fushat me dhè.

Nadal mungoi në Montekarlo dhe Barcelonë, por tashmë duket i rikuperuar edhe pse ndoshta jo në 100% të formës.

Tenisti spanjoll do të testojë veten në këtë turne, ku do të jenë edhe 8 nga 10 tenistët që janë në “top-10” (mungojnë Medvedev dhe Berrettini, të dy të dëmtuar).

“Ky është turneu i parë pas një pushimi të gjatë dhe ndoshta nuk do të shkoj dot shumë larg. Dua të shoh veten dhe formën time, duke nisur një rrugëtim në sipërfaqen e preferuar për të arritur në formën optimale në Roland Garros. Të shohim se si do ët shkojnë gjërat”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat