Gjunjëzon edhe Nadalin

Tenis

Gjunjëzon edhe Nadalin

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:05
Gjunjëzon edhe Nadalin

Në Madrid është drejt mbylljes turneu Masters i tenisit, ku spikat eliminimi i Rafael Nadal në fazën çerekfinale.

Nadal, fitues i 21 grand slam, u mund 2-1 (6-1, 1-6, 6-3) nga 18 vjeçari spanjoll Carlos Alcaraz. Adoleshenti spanjoll fitoi sfidën me idheullin e tij, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Një ndeshje që është konsideruar nga të gjithë si dorëzimi i stafetës nga Nadal te Alcaraz, 20 vite më i ri në moshë dhe të dy spanjollë. Një ndeshje që zgjati dy orë e 30 minuta, ku nuk munduan emocionet.

Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me Novak Djokovic, që mposhti në çerekfinalen tjetër Hubert Hurkacz (6-3, 6-4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat