Tenisti spanjoll hyn në histori pasi mposhti Nadal dhe Djokovic

Tenis

Tenisti spanjoll hyn në histori pasi mposhti Nadal dhe Djokovic

Më: 8 maj 2022 Në ora: 06:26
Carlos Alcaraz

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz ka mposhtur brenda dy ditësh, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.

Alcaraz hyn në histori, pasi u bë tenisti i parë që mposhti Nadal dhe Djokovic njëri pas tjetri.

Spanjolli pasi i mposhti dy tenistët më të suksesshëm, ka kaluar në finale të Mastersit që po zhvillohet në Madrid.

Në çerekfinale Alcaraz mposhti Nadal 2:1 me sete. Ndërsa, në finale arriti të mposht edhe Djokovic me të njëjtin rezultat.

Ai do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Stefanos Tsitsipas – Alexander Zverev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat