Një tuniziane shkruan historinë

Tenis

Një tuniziane shkruan historinë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 13:03
Një tuniziane shkruan historinë

Tenistja tuniziane Ons Jabeur fitoi turneun Masters të Madridit, duke mposhtur 2-1 në finale amerikanen Jessica Pegula (7-5, 0-6, 6-3). 27-vjeçarja ka shkruar historinë e këtij sporti, duke u bërë tenistja e parë afrikane që fiton një turne Masters dhe nga dita e sotme renditet në vendin e shtatë në botë.

Një teniste me një rendiment konstant, pasi shpesh ka arritur të shkojë në fazat e larta të një turne, duke patur mundësi të grumbullojë mjaftueshëm pikë.

Ky është sukesi i saj i dytë në karrierë, pas aitj në Birmingham, një vit më parë. Një teniste që vjen nga një familje pa tradita në këtë sport, por që ka mundur të ecë mjaft.

Falë përulësisë së saj, punës së fort arriti të triumfojë në një turne Masters dhe tashmë ëndërron të fitojë edhe një grand slam. Pse jo, atë të Roland Garros që nis pas dy javësh.

Jam në qiellin e shtatë, por shpresoj të fitoj sërish. Ky është një sukses i rëndësishëm, pasi jo të gjithë besonin tek unë”, tha Jabeur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat