Eliminohet

Tenis

Eliminohet

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:41
Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu Masters i Romës, pas humbjes 2-1 ndaj kanadezit Denis Shapovalov (1-6, 7-5, 6-2).

Kjo nuk ka ndodhte prej vitit 2008, që Nadal të eliminohej kaq shpejt nga turneu italian. Edhe këtë herë, Nadal pati një problem në këmbë, që nuk e lejoi tenistin spanjoll të japë atë që pritej. Një dëmtim që sjell ankthin te spanjolli në prag të Roland Garros.

“Nuk jam dëmtuar. Jam një lojtar që jetoj me një dëmtim kronik. Ka disa ditë që dhimbja po më shqetëson në stërvitje. Kjo është jeta”, tha Nadal.

Në çerekfinale shkon numri 1 në botë, serbi Novak Gjokoviç, që mundi 2-0 (6-2, 6-2) veteranin Stanislas Vavrinka. Avancojnë më tej edhe gjermani Aleksandër Zverev dhe greku Stfanos Cicipas, numër 3 e 4 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat