Nadal e shfaq talentin e tij në futboll

Tenis

Nadal e shfaq talentin e tij në futboll

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:08
Nadal e shfaq talentin e tij në futboll

Rafael Nadal është një fans i flaktë i futbollit, edhe pse sporti që e bën më së miri është tenisi, ku i ka fituar plot 21 Grand Slame.

Ai njihet si një tifoz i Real Madridit, por së fundmi ka bërë diçka mjaft speciale.

Derisa po përgatitet për të marrë pjesë në turneun e madh të tenisit, Roland Garros, i cili është një specialitet i tij, 35 vjeçari e shfaqi një tjetër talent të tij.

Në fakt, tenisti spanjoll derisa po shkonte drejt stërvitjeve, me top të tenisit bëri ekzibicione me këmbë, si të ishte një futbollist profesionist.

Pra, Nadal arriti në French Open si një “boss” dhe disponimi i tij është mjaft i lartë.

Po të mos merrej me tenis, me siguri se Nadal do ta provonte një eksperiencë në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat