Vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën krahut!

Tenis

Vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën krahut!

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 11:44
Vonon ndeshjen e tenisit dhe i vendos flakën krahut!

Në Londër është duke u zhvilluar Laver Cup, turneu që vendos në sfidë tenistët europianë kundër kolegëve të tyre nga pjesa tjetër e botës.

Vëmendja nga ana e publikut londinez është e lartë dhe këtë ka kërkuar ta shfrytëzojë një djalosh i cili shtyu për disa minuta startin e ndeshjes mes Stefanos Tsitsipas dhe Diego Schwartzman.

Qëllimi i djaloshit ishte të protestonte kundër përdorimit të jahteve private në Britaninë e Madhe, ndërsa forma e protestës ishte ekstreme duke qenë se ai i vendosi flakën krahut të tij.

Ndërkohë, e menjëhershme ishte ndërhyrja e punonjsve të sigurisë që pasi shuan flakët e shoqëruan djaloshin jashtë fushës duke e dërguar edhe në spital për t’u siguruar rreth gjendjes shëndetësore të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat