Fernandez në finale kundër 18-vjeçares Valentova

Tenis

Fernandez në finale kundër 18-vjeçares Valentova

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2025 Në ora: 13:01
Leylah Fernandez

Valentova, e cila ende nuk i mbush 18 vjeç, arriti në finalen e madhe në Osaka.

Tenistja kanadeze Leylah Fernandez (WTA-27) dhe çekja Tereza Valentova (WTA-78) do të luftojnë për titullin në turneun e tenisit WTA në Osaka.

Fernandez, e cila është e renditura e katërta, siguroi një vend në finale me fitore 2:1 (6:1, 2:6, 6:4) ndaj rumunes Sorana Cirstea, ndërsa kualifikuesja tjetra  Valentova mundi rumunen Jaqueline Cristian me rezultat 2:1 (6:7, 6:4, 6:3).

Për 23-vjeçaren Fernandez, kjo është finalja e tetë e karrierës së saj. Finalistja e US Open 2021 do të përpiqet të fitojë titullin e saj të pestë në nivelin më të lartë, i fundit në Uashington këtë korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat