Nuk ka derbi në familjen Williams

Tenis

Nuk ka derbi në familjen Williams

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:44
Serena Williams

Nuk ka derbi në familjen Williams për finalen e turneut të tretë grand slam të sezonit. Në ndeshjen e fundit të Wimbledonit, Serena Williams do të sfidojë gjermanen Angelique Kerber, e cila mposhti në dy sete motrën më të madhe të familjes Williams, Venus me 2:0  (6:4, 6:4)  në 72 minuta lojë. Në krahun tjetër, Serena nuk hasi aspak vështirësi ndaj Elena Vesnina 6-2, 6-0, duke prerë biletën e finales në vetëm 48 minuta lojë. Serena-Kerber është një deja vu për këtë sezon pasi dy tenistet u ndeshën edhe në finalen e Australian Open ku gjermania triumfoi ndaj amerikanes. Serena kërkon titullin e shtatë në Wimbledon për të barazuar Stefi Graf e cila numëron 22 tituj në turnetë më të mëdhenj të raketës së femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat