Murray: Nuk mendoj se jam favorit

Tenis

Murray: Nuk mendoj se jam favorit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:16
Andy Murray

Nesër nis në New York Grand Slam i US Open në tenis dhe një nga favoritët për të fituar është britaniku Andy Murray. Ai është në formë, teksa dy javë më parë ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërsa në qershor triumfoi në Wimbledon. Por tenisti britanik nuk preferon që ta quajnë favorit, pasi synon të “fluturojë” ulët për të arritur më pas tek objektivat e tij. Tenisti 29-vjeçar ka dalë në finalet e tri grand slemeve të tjera të këtij viti dhe këtë gjë kërkon ta bëjë edhe në US Open. “Nuk mendoj se jam favorit, ai është Gjokoviq”, ka thënë Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat