Monfils: Shpëtova mirë

Tenis

Monfils: Shpëtova mirë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:34
Gael Monfils

Tenisti francez Gael Monfils, ka pasur një incident gjatë ndeshjes së rrethit të parë të US Open, ku fitoi me rezultat 3:0 (6:4, 6:2, 7:6) ndaj Gilles Muller të Luksemburgut.  Monfils e pranon se në momentin kur u përplas nuk kuptojë asgjë!  Ai u përplas me një nga muret mbrojtëse të fushës, duke u penguar pikërisht te tabela elektronike që jepte kohën, e cila më pas u rrëzua dhe u thye. “Në atë moment nuk kuptoja asgjë, se po vrapoja për topin dhe kërceva. Isha i shpejtë dhe shpëtova mirë pa u lënduar”, ka thënë Monfils.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat