Kerber: Gjithnjë e kisha ëndërruar të isha numri 1

Tenis

Kerber: Gjithnjë e kisha ëndërruar të isha numri 1

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 14:10
Angelique Kerber

Tenistja gjermane, Angelique Kerber, po jeton ditët e saja më të lumtura në karrierën e saj. Ajo është fituese e turneut prestigjioz US Open në tenis dhe ndihet tepër e lumtur për këtë sukses të madh. “Është e pabesueshme ajo që ndodhi gjatë këtij viti. Shumë gjëra ndryshuan tek unë, por jam krenare për gjithçka kam arritur. Kam ndryshuar shumë lojën time, jam më e fortë fizikisht, loja ime është më agresive dhe të gjitha këto ndikuan në këtë rezultat”, ka thënë tenistja gjermane. Ajo bëhet numri 1 në botë:  “Gjithnjë e kisha ëndërruar të isha numri 1. Nuk jam 18 vjeçe, por e di që duke përmirësuar lojën time mund të mund më të mirët. Kam punuar dhe duruar shumë për të arritur deri këtu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat