ATP Tokio, Kyrgios fiton finalen, Goffin dorëzohet

Tenis

ATP Tokio, Kyrgios fiton finalen, Goffin dorëzohet

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 10:29
Nick Kyrgios

Finale spektakolare në Tokio mes Nick Kyrgios e David Goffin në turneun ATP të Tokios. Australiani fiton turneun e tretë të karrierës pasi kaloi në finale francezin 4-6 6-3 7-5 duke u ngjitur në vendin e 14 të klasifikimit të përgjithshëm botëror. Fillimisht ishte Goffin ai që mori frenat e lojës në dorë me setin e parë të fituar falë gabimeve të kundërshtarit ndërsa në të dytin, belgu kishte plot 5 topa break për të mbyllur ndeshjen por nuk arriti të fitonte asnjë duke ia dorrëzuar finalen kundërshtarit. 6-3 triumfoi Kyrgios në të dytin duke shtruar rrugën drejt suksesit të merituar. Në setin e tretë, dy tenistët luftuan deri në fund me disa shkëmbime spektakolare duke mos lëshuar shumë terren. Në momentin që seti ishte në barazim të ploë 5-5, Goffin bëri një gabim personal duke rrëshkitur në 15-40. Kjo ishte loja kyçe për Kyrgios që arriti të fitonte me topat e kundërshtarit për ta çuar rezultatin në 6-5. Më pas, australiani arriti të ruante shërbimin për të triumfuar në turneun e parë ATP 500. Pas Marsejës dhe Atlantës, ky është turneu i tretë që arrin të fitojë numri 14 i botës, i cili konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të raketës botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat