Federer, pas 14 viteve jashtë 10-shes më të mirë

Tenis

Federer, pas 14 viteve jashtë 10-shes më të mirë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 02:59
Roger Federer

Roger Federer mbetet jashtë 10-shes më të mirë të renditjes ATP pas 14 vjetësh. Në klasifikimin e ri që u publikua në fillim të javës, dhe ku pritej ngjitja e Andy Murrayit në vendin e parë pas mbretërimit prej 122 javës të Novka Djokovic, ajo që bënte më shumë përshtypje ishte mungesa e Federer mes më të mirëve, pasi ka zbritur në vendin e 16-të.

Pasi qëndroi jashtë fushave të tenisit për arsye dëmtimit që nga muaji korrik i këtij viti, 35-vjecari hubi edhe 7 pozicione në renditjen e përgjithshme.

Nëse organizatorët e “Australian Open” do të bazohen vetëm në renditjen botërore të 11 janarit të ardhshëm për të vendosur kokat e serive, Federer ndoshta do të përplaset me një kundërshtar të renditur më mirë se ai që në 1/8 a turneut.

Stan Wawrinka është sërish në vendin e tretë ,ndërsa përsa i përket renditjes së femrave numri një në botë betet Angelique Kerber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat