Shokon Ana Ivanovic, tërhiqet nga tenisi

Tenis

Shokon Ana Ivanovic, tërhiqet nga tenisi

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 00:00
Ana Ivanovic

Në moshën 29-vjecare, Ana Ivanovic ngre flamurin e bardhë duke u tërhequr nga tenisi dhe e bën në mënyrë surprizuese me një postim në profilin e saj në Facebook ku falenderon fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe. ” Kam vendosur të tërhiqem nga tenisi profesionist, është e kotë të vazhdoj sepse nuk po arrij më të luaj në nivelet më të larta, kështu që është mometi i duhur për tu tërhequr, shkruan Ana Ivanovic.

” Ka qenë një vendim i vështirë pasi kam filluar të luaj tenis që në moshën 5-vjecare duke parë Monica Seles nga televizori, vijon më tej 29-vjecarja serbe. Ana Ivanovic ka qenë numri 1 i Botës në klasfikimin e Wta për disa kohë dhe në 2008-tën ka arritur të fitojë Roland Garros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat