“Australian Open” – Motrat Williams për herë të nëntë në një finale tenisi

Tenis

“Australian Open” – Motrat Williams për herë të nëntë në një finale tenisi

Më: 27 janar 2017 Në ora: 01:02
Motrat Williams

Për herë të parë që nga viti 2009, motrat Williams, Serena dhe Venus, do të diskutojnë një finale “Grand Slam” përballë njëra-tjetrës, të shtunën në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open)...

Për herë të parë që nga viti 2009, motrat Williams, Serena dhe Venus, do të diskutojnë një finale “Grand Slam” përballë njëra-tjetrës, të shtunën në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open).

Venus, 36 vjeçe, ka mundur në gjysmëfinale patrioten e saj amerikane, Coco Vandeweghe, me tre sete,  6-7 (3/7), 6-2, 6-3, të enjten në Melburn.

Më pas, Serena, 35 vjeçe, i ka dhënë fund aventurës së bukur të kroates Mirjana Lucic-Baroni, numri i 79-të botëror, duke e mundur në 2 sete, 6-2 dhe 6-1, vetëm për 50 minuta lojë.

Kjo do të jetë finalja e nëntë mes motrave Williams në “Grand Slam”. E fundit ka qenë ajo vitit 2009 në Uimbëlldon (Wimbledon) dhe është fituar nga Serena, e cila udhëheq ballafaqimet mes tyre me rezultatin 6-2.

Nëse Serena fiton për herë të shtatë “Australian Open”, ajo do të zërë vendin e parë botëror duke ia rimarrë atë gjermanes Angelique Kerber, mbajtëse e titullit në Melburn, e cila është mundur në 1/8 e finaleve nga Vandeweghe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat