Nadal humbet finalen e Acapulcos

Tenis

Nadal humbet finalen e Acapulcos

Më: 5 mars 2017 Në ora: 12:12
Querrey

Rafael Nadal ngec sërish në finale. Pas disfatës ndaj Roger Federer në aktin e fundit të Australian Open, grand-slam-it të parë të vitit, tenisti spanjolli humbi një tjetër finale, madje këtë herë disfata ishte akoma më rëndë. Nadal u mposht në 2 sete pas një ndeshjeje shumë të luftuar në finalen e turneut 500 pikësh të Acapulcos nga amerikani Sam Querrey. Ishte një humbje e papritur për numërin 6-t të Botës, me 30-vjecarin nga Majorka që pas eliminimit të Djokovic ishte favoriti kryesor për të triumfuar në Mexican Open, por në mënyrë cuditshme Nadal u thye  në finale nga tenisti që mban vendin e 40-të në klasfikimin e Atp.

Për të fituar turneun e 9-t në karrierë dhe për tu bërë amerikani i parë që triumfon në Meksikë, Querrey zhvilloi një ndeshje në kufijtë e perfektes duke i mos i dhënë asnjë mundësi, Rafës për të fituar për herë të tretë në karrierë këtë turne.Querrey realizoi plot 19 ace në këtë ndeshje me shërbimin që ishte pika e tij më e fortë. Pas belgut David Goffin dhe kampionit të vitit të kaluar në Acapulco, austriakut Dominic Thiem, 29-vjecari nga San Francisco mposhti edhe Nadalin.

Querrey setin e parë e fitoi në tiebreak me shifrat 7-3, ndërkohë që në setin e dytë i rrëmbeu turin e shërbimit, spanjollit në game-in e tetë duke fituar 6-3 dhe gjithë ndeshjen 2-0, në 1 orë e 36 minuta lojë. Për Nadal pas 14 fitoreve rradhazi kjo ishte humbja e parë e pësuar në Acapulco. Në krahun tjetër Querrey i cili fitoi turneun e tij të parë që pas suksesit në Darley Beach në 2016-tën, u shfaq shumë i entuziasmuar në fund të ndeshjes duke shtuar se kjo ishte një nga fitoret më të rëndësishme në karrierë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat