Indian Wells nis me surpriza

Tenis

Indian Wells nis me surpriza

Më: 10 mars 2017 Në ora: 21:56
ilustrim

Në pritje të debutimit të emrave të mëdhenj si Andy Murray, Stan Wawrinka e Rafael Nadal të cilët janë kualifikuar automatikisht në raundin e dytë, Mastersi i Indian Wells nisi me disa befasi të vogëla. Mund të konsiderohet surprizë eliminimi që në ruandin e parë i australianit Bernard Tomic. Numri 62 i Botës u mposht lehtësisht në 2 sete nga amerikani Bjorn Fratangelo. Ky i fundit mbylli llogaritë me Tomic në dicka më shumë se 1 orë lojë, 2-0 me sete me shifrat 6-2 6-2. Vetëm 4 game të humbura në total nga Fratangelo që për kënaqësinë e publikut vendas në ruandin e dytë të Mastersit kalifornian do të përballet me cekun Thomas Berdych.

Një fitore të thjeshtë regjistroi edhe Alexander Dolgopolov. Tenisiti ukrainas, kaloi në 2 sete, me shifrat 6-1 6-4, serbin Victor Troicki. Në ruandin tjetër Dolgopolov do të sfidojë, gjermanin Philip Kohschlreiber. Një sfidë shumë e luftuar ishte ajo mes Adrien Mannarinos dhe Juan Monacos. Në ruandin e dytë u kualifikua pikërisht francezi që fitoi 2-1 me sete përballë tenistit argjentinas, pas një ndeshjeje që zgjati 2 orë e 9 minuta lojë. U kualifikuan për më tej edhe emra të tillë si Vasek Pospisil,Martin Klizan e Fabio Fognini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat